Pas Cavanit, një tjetër “kundërshtar” për Neymarin
Pëlqej
Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Thomas Meunier insiston se ekipi i tij nuk mbështetet te Neymar, për tu inspiruar në fitore.

Neymar u adaptua shumë shpejt me jetën në Francë dhe me lojën e PSG. Gjithsesi, mbrojtësi i djathtë i ekipit, Meunier ka hedhur poshtë spekullimet se Neymar është thelbësor për suksesin e PSG.

“Ne nuk kemi një varësi ndaj Neymar. Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm, por kur sheh ekipin tonë, nuk mund të thuash se ne nuk fituam për shkak se Neymar nuk ishte aty. Ne kemi futbollistë të cilët mund të bëjnë diferencën. Individualisht ata dinë se si ta nxjerrin skuadrën nga situata të komplikuara. Ishte e vështirë sepse u përballëm me një Montpellier që dha 100% në fushë”, deklaroi mbrojtësi i PSG, Meunier. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2017, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori