Pas çerek shekulli, Liverpooli bëhet kampioni i parë që e fillon me humbje
Liverpooli u largua kokë ulur nga “Sao Paolo” pasi që u mposht nga Napoli me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë të sezonit të ri të LigësKampionëve.

Kampionët në fuqi nuk e filluan në mënyrën më të mirë mbrojtjen e titullit dhe tashmë janë një hap mbrapa në rrugën për kreun e tabelës.

Kështu Reds bëhen skuadra e parë pas 25 vitesh, që pasi kishin fituar titullin në sezonin paraprak debutojnë me humbjeedicionin e ri.

E fundit që ishte mposhtur në ndeshjen e parë si kampion ishte Milani në vitin 1994.

Rosonerët pasi ishin shpallur kampion kundër Barcelonës, duke i mposhtur me rezultatin më të thellë ndonjëherë në një finale të LigësKampionëve, 4-0 u mposhtën në sezonin e ri nga Ajax 2-0.

Që atëherë, kampionët ose kishin fituar ose kanë barazuar në edicionin e ri.
Shtuar më 18/09/2019, ora 17:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori