Pas ndalesës së
Champions League dhe
Europa League-s, tani vjen vendimi zyrtar edhe për
Copa Libertadores dhe
Copa Sudamericana (ekuivalentë me
Champions dhe
Europa League). Njoftimi është bërë nëpërmjet një komunikate nga
Conmebol (Konfederata e Amerikës së Jugut).
"
Conmebol është i angazhuar për të parandaluar COVID-19, tashmë në rrezik zgjerimi, dhe në mbrojtjen e lojtarëve, stafeve teknike, delegatëve, gjyqtarëve, zyrtarëve, shtypit dhe tifozëve, ndaj mori vendimin për pezullimin e ndeshjeve të planifikuara më parë, fillimisht deri më 5 maj 2020…..
… Ne kërkojmë nga klubet të bëjnë kujdesin e duhur për të shmangur përhapjen e virusit dhe të zbatojnë protokollet e parandalimit të sugjeruar nga autoritetet kompetente.
Conmebol do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën me autoritetet kompetente dhe do të mbajë kontakte të përhershme me komunitetin e futbollit të Amerikës së Jugut gjatë kësaj periudhe të vështirë".
Shtuar më 19/03/2020,
ora 10:12