Pas Cikalleshit edhe Balaj tund rrjetën në Austri (VIDEO)
Sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj, ka gjetur rrugën e rrjetës, në ndeshjen që Sturm Graci është duke luajtur me Admiran, në sfidën e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit.

Shqiptari katër minuta pas nisjes së pjesë së dytë, ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij, që momentalisht po fiton 3-1.

Ky ishte goli i katërt në kampionat për sulmuesin shqiptar, i cili po kalon një formë të mirë.

Sulmuesit kuqezinj tregojnë se janë në një moment shumë të mirë, pasi ditën e sotme shënoi dopjetë edhe Sokol Cikalleshi, në Turqi me Akhisarin.
Shtuar më 29/09/2019, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori