Pas deklaratës dyshuese të Salah qëndron Reali?!
Pas suksesit në Champions Leauge me fanellën e Liverpoolit, Mohamed Salah u pyet rreth së ardhmes së tij, nëse do të vazhdojë apo jo aventurën në “Anfield Road”.

Përgjigjja e sulmuesit ishte jo dhe aq e qartë, për momentin nuk mund të flasë. Diçka që ka shqetësuar jo pak kampin e “The Reds”.

Nga ana tjetër, mediat spanjolle shkruajnë se pas kësaj deklarate fshihet Reali i Madridit, shkruan Supersport.

Dihet tashmë që në radhët e “Los Blancos” ka nisur puna për ndëritmin e skuadrës për sezonin e ardhshëm dhe në fokus të tyre janë një numër i madh lojtarësh, mes të cilëve Salah.

Egjiptiani ka përjetuar një sezon tepër pozitiv, që kulmoi me triumfin në Champions, ndërsa u shpall golashënuesi më i mirë i Premier League-s. Kërkesa e Liverpoolit për ta lënë të lirë sulmuesin është 200 milionë euro, shumë të cilën “Los Blonacos” e konsideruan tepër të lartë.

Gjithsesi, pritet që mes palëve të ketë sërish bisedime, por konkurrenca është e lartë, sepse në ndjekje të “Faraonit” janë Manchester United dhe Bayerni i Mynihut.
Shtuar më 03/06/2019, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori