Pas derbit të Europës Hollandë-Gjermani, reagojnë protagonistët
Gjermania i ka nisur kualifikueset me një fitore të madhe 3-2 ndaj Holandës në Amsterdam. Ishte një ndeshje fantastike mes dy gjigantëve eurpianë, por në fund, fati ishte me gjermanët. Pas ndeshjes, ky ishte reagimi i protagonistëve.

Joachim Low: "Pjesa e parë ishte super, e kemi kontrolluar lojën. Goli i tyre në pjesën e dytë erdhi në një moment jo të favorshëm. Është një proces që duhet ta kalojë çdo skuadër e re. Me një sulm të bukur arritëm të rikthenim avantazhin. Nuk e kemi humbur besimin sot. Sot kishim fatin në krahun tonë, atë fat që na ka munguar vitin e kaluar.

Serge Gnabry: "Pjesa e parë ishte sensacionale. Më pas u lëkundëm pak dhe holandezët përmbysën. Ata kanë bërë një presing brutal. Megjithatë, kemi duruar deri në fund dhe shënuam golin e merituar."

Manuel Neuer: "Në duelet e fundit ndaj Holandës e kemi pësuar ne në fund. Pas barazimit nuk e kemi humbur guximin dhe fatmirësisht kemi shënuar golin e fitores.

Nico Schulz: "Është një ndjesi shumë e bukur. Fitorja do t’i bëjë mirë skuadrës. Në fillim të pjesës së dytë u tërhoqëm shumë mbrapa. Nga kjo ndeshje kemi dalë me shumë vetëbesim."

Ndërsa Memphis Depay ka thënë: "Patjetër që jemi të zhgënjyer. Kur luan një pjesë të dytë të tillë, atëherë meriton më shumë. Në pjesën e parë nuk e kemi bërë mirë punën tonë." /albeu.com/



Shtuar më 24/03/2019, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori