Kastrioti reagon për dhunën ndaj futbollistëve të Skënderbeut (FOTO LAJM)

Pas dhunës së ushtruar futbollistëve të Skënderbeut, ka reaguar edhe klubi Kastriotit në rrjetet sociale.

Në reagimin e publikuar në faqen zyrtare të klubit, Kastrioti distancohet nga këto akte, duke u shprehur se kjo është indicie e sajuar për të prishur imazhin e klubit.

"KS Kastrioti pasi u njoh me pretendimin e kundërshtarëve mbi "incidentin" e ndodhur jashtë stadiumit që siç pretendohet nga klubi korçar mes një tifozi dhe lojtarëve të Skënderbeut.
Distancohet nga çdo lloj akti dhune, qoftë edhe verbal, dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse sqarimin e kësaj situate.
Klubi kërkon të sqarojë opinionin e gjërë sportiv se në ambjentet e brendshme apo rreth stadiumit nuk ka ndodhur asnjë incident. Kjo është një indicje e sajuar për të prishur imazhin e klubit tonë"-shkruhet në reagimin e Kastriotit.

Shtuar më 02/02/2019, ora 15:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori