Pas Di Stefanos, Benzema kalon edhe Puskas
Reali i Madridit dhuroi spektakël duke fituar me rezultatin 4-0 përballë Eibarit në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të.

Karim Benzema merr rolin e liderit të Real Madrid dhe falë formës së tij duket se gjërat kanë filluar të ecin përsëri në drejtimin e duhur për skuadrën e Zinedin Zidan.

Pasi kaloi në mesjave një legjendë si Di Stefano me golat në Europë, sot Benzema kaloi një tjetër legjendë të klubit, Ferenc Ferenc Puskas, duke u bërë me 157 gola të shënuar, sulmuesi i 18 më i mirë në historinë e La Liga.

Francezi hapi serinë e golave të shënuarminutën e 17 të sfidës ndaj Eibar në transfertë, ndërsa në minutën ë 29-të ishte ai që realizoi me penallti golin e 3-0, pasi më parë po nga pika e bardhë kishte realizuar edhe Sergio Ramos.
Shtuar më 09/11/2019, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori