Pas dy ditëve "relaks", kuqezinjtë vendosen në Bretanja të Francës
Pas dy ditëve të lira ne Bergamo, delegacioni i Shqipërisë udhëtoi sot drejt Bretanjes së Francës. Kombëtarja kuqezi nuk i pranoi ofertat e UEFA-s, por e zgjodhi vetë hotelin në Perros-Guirec, një vend me 7312 banorë, që shtrihet në bregdetin verior, me 30 000 shtretër.

Ekipi është vendosur në hotelin “Agapa”, i cili është i vetmi me pesë yje në rajon. Orët e lira, pas miqësores me Ukrainën, lojtarët kuqezinj i shfrytëzuan në mënyra të ndryshme.

Disa prej tyre qëndruan me familjet në Bergamo, si Amir Abrashi. Kurse disa prej të tjerë shkuan në Milano për shopping. Shkëlzen Gashi u relaksua:

“Unë jam një tip i thjeshtë, që dëshiroj të shijoj ushqime të këndshme”, – tha lojtari i Colorado Rapids. Portieri Etrit Berisha, që në kombëtare është numri një, dha një deklaratë të qartë: “Nëse ne nuk jemi favoritë, për mua nuk ka rëndësi kush e fiton Europianin.”

Shtuar më 06/06/2016, ora 12:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori