Pas dy vitesh në Torino, vijnë përplasjet e para mes Ronaldos dhe Juventusit
Sipas La Gazzetta dello Sport, Ronaldo nuk ka qëndruar në J Hotel për disa ditë pasi që kjo do ta ndalonte atë që të luante me Portugalinë në ndeshjen miqësore kundër Spanjës.

Ronaldo dhe tërë skuadra tashmë në dy teste kanë rezultar negativ në koronavirus, por sipas portokolit te FIGC, ata duhet që të rrinë për një periudhë në një vend për shkak të kontraktimit të virusit që mund të zgjat dy javë.

CR7 raportohet që ka ngritur zërin kundër kësaj para drejtorëve të klubit dhe shokëve të skuadrës se ai tashmë ka vendosur që të largohet nga Allianz Stadium, ku skuadra ishte aty në pritje për një ndeshje kundër Napolit.

Ronaldo ka shkuar në shtëpi për të fjetuar me familjen e tij duke u larguar për në Portugali dhe mandej duke ju bashkuar Kombëtares një ditë pas.

Lojtarët si Paulo Dybala, Juan Cuadrado, Danilo, Rodrigo Bentancur dhe Merih Demiral kanë përcjellur hapat e Cristiano Ronaldos duke ju bashkuar Kombëtareve të tyre derisa Gigi Buffon ka shkuar në shtëpi.

Bardhezinjtë më parë i kanë lajmëruar tek autoritetet e tyre lojtarët që janë larguar nga izolimi dhe se emrat e tyre do të dërgohen në zyrën e prokurorit të rrethit.

Skuadra tjetër ka mbetur në izolim deri të mërkurën, ku izolimi në hotelin J Hotel do të përfundojë dhe lojtarët do të shkojnë në shtëpi.
Shtuar më 09/10/2020, ora 23:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori