Pas festës së titullit, Rakitic flet për të ardhmen
Pas fitimit të titullit kampion në La Liga, kroati i Barcelonës, Ivan Rakitic ka folur në lidhje me të ardhmen e tij: "Do të doja të thoja se kam akoma edhe 3 vite kontratë dhe se do të jem këtu edhe për 3 vite".

"Në të vërtetë, në futboll mund të ndodhë gjithçka. Dua të qëndroj këtu. Shpresoj që presidenti, trajneri dhe njerëzit të mendojnë të njëjtën gjë. Mund të vijë momenti që të thuhet se Ivan do të qëndrojë këtu për 3, 4 ose 5 vitet e ardhshme me një rinovim, ose të thuhet se përfundon këtu", vioji kroati.

"Jam shumë i lumtur këtu dhe shpresoj që të zgjasë akoma për shumë kohë", deklaroi kroati i Barças, Ivan Rakitic, i cili vetëm pak ditë më parë është takuar me ish-futbollistin e kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi. /albeu.com/

Shtuar më 28/04/2019, ora 20:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori