Pas festës sëbashku në Paris, ylli francez vjen në Shqipëri dhe "surprizon" Beatrix (FOTO LAJM)
Të gjithë u habitëm kur dy kushërirat,
Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj e festuan Halloëeen-in në Paris me dy futbollistët e Francës, Neymar dhe
Mbappe.
Beatrix ndau në
Instagram një pozë me kushërirën e saj dhe dy futbollistët dhe nëse po mendoni se ka qenë thjesht një
foto kalimtare, me siguri po gaboheni!
Mbappe erdhi së fundmi në Shqipëri për ndeshjen që u mbajt me Francën në stadiumin “Air Albania” dhe
Beatrix ishte e pranishme në radhët e tifozëve.
Megjithëse nuk e ndjek në
Instagram,
Mbappe duket se nuk e ka harruar këngëtaren dhe është futur të kontrollojë profilin e saj në
Instagram.
Për më tepër, ai ka pëlqyer foton e fundit të
Beatrix-it në stadium, veprim me të cilin sigurisht ka dashur t’i japë një sinjal këngëtares dhe ku i dihet, mbase mund të kenë folur edhe në privat!
Megjithatë, për momentin këtë s’kemi nga ta dimë dhe koha do ta tregojë ç’po ndodh mes tyre.
Shtuar më 19/11/2019,
ora 11:52