Pas Hamsik, Napoli shet dhe Mertens në Kinë?
Marek Hamsik u largua në Kinë për tek skuadra e Dailan, ps 12 vitesh tek Napoli.

Megjithatë skuadra e drejtuar nga Carlo Anchelottit mund të humbasë edhe një tjetër yll duke filluar nga sezoni ardhshëm.

Është Dries Mertens i cili mund te lërë Napolitanët pas 6 sezonesh në San Paulo.

Gazzetta dello Sport shkruan se sulmuesi belg po mendon për të ardhmen e tij, e cila mund të jetë edhe në Kinë.

Për gazetën është e mundur që Mertens mund të jetë ndër ata që në fund të sezonit nuk do të jenë më pjesë e planeve të Napolit.

Ndërkohë Mertens iu bashkua Napolit në vitin 2013 nga PSV-ja. Ai ka shënuar 76 gola në 196 ndeshje të zhvilluara në Serinë A. /albeu.com/

Shtuar më 16/02/2019, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori