Pas humbjes së 7-të Sarri gjen problemin e Chelsea
Pavarësisht ecurisë pozitive në Europa League, Chelsea regjistroi një tjetër disfatë në Premier League, teksa të dielën u mund me rezultaitn 2-0 nga Everton, duke tronditur edhe një tjetër herë pozitat e trajnerit Italian, Maurizio Sarri. Ky i fundit e sheh psikologjik problemin e Bluve të Londrës.

"Nuk e di se çfarë ndodhi. Ne bëmë pjesën e parë më të mirë të të gjithë sezonit. Mund të kishim shënuar katër ose pesë herë. Më pas, krejt papritur ndaluam së luajturi. Është shumë e çuditshme", komentoi trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri.

"Nuk mund ta kuptoj. Ndryshuam edhe sistemin, por ishte gjithsesi njëlloj. Është shumë e vështirë. Mendoj se është problem psikologjik. Nëse ke një problem mendor papritur në fushë, atëherë sistemi dhe taktikat nuk mjaftojnë", deklaroi Sarri. /albeu.com/

Shtuar më 17/03/2019, ora 21:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori