Pas humbjes së Gjermanisë, reagon Low
Tekniku i Gjermanisë, Joachim Low, pas humbjes kundrejt Austrisë nuk ka ngurruar të shpreh zhgënjimin e tij për lojën e dobët që bëri skuadra e tij.

Edhe pse një ndeshje miqësore Low ka thënë se është jashtëzakonisht i zhgënjyer me disfatën e ekipit, ku tashmë Gjermania ka pesë miqësore që nuk ka fituar.

“Nuk jam i zhgënjyer për humbjen, por për mënyrën se si e humbëm këtë ndeshje. Ishte gabimi jonë sepse pasi morëm avanatzhin e kontrolluam ndeshjen, por pak para pushimit ne nuk ishim në ndeshje. Ne humbëm topin shpesh” ka thënë Low.

“Ne nuk e gjetëm lojën tonë. Performanca jonë ishte zhgënjyese dhe kemi bërë shumë gabime, kishte shumë gjëra për t’u kritikuar”, shtoi më pas ai. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2018, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori