Pas Ibrës dhe Ribery-së, Guardiolën e sulmojnë sërish "si njeri të keq"
Qendërmbrojtësi brazilian Dante ka lëshuar një deklaratë tw bujshme për "Sport Bild" në Gjermani, duke kritikuar trajnerin spanjoll Pep Guardiola.

Të dy kanë punuar bashkë pak kohë më parë te Bajerni dhe Guardiola e detyroi Danten të largohej për te Volfsburgu, ndaj braziliani nuk harron.

“Pep nuk të flet. Si futbollist, nuk e kupton në çfarë situate je. Ka trajnerë që në aspektin taktik janë fenomenalë, por në nivel njerëzor nuk janë aq mirë. Ky është rasti i Guardiolës”.

Më së fundmi ishte Franc Ribery ai, i cili në një intervistë deklaroi se sa shumë irritues ishte Guardiola për atë. “Ai është ende një trajner i ri. Ka mangësi eksperience. Ndonjëherë flet shumë, ndërkohë që futbolli është shumë i thjeshtë”, deklaroi Ribery.


Shtuar më 01/09/2016, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori