Pas Juventus - Milan, shtyhet një tjetër ndeshje e rëndësishme në Itali
Pasi u mor vendimi dje për shtyerjen e gjysëmfinales së Kupës së Italisë, mes Juventusit e Milanit, krerët e futbollit italian kanë vendosur shtyerjen edhe të ndeshjes Napoli-Interi.

Në mbledhjen e mbajtur sot në mëngjes, u vendos që ndeshja që pritej të luhej nesër të shtyhej për një datë të pacaktuar për shkak të rrezikut nga koronavirusi.

Madje, mund të ketë pezullim të futbollit italian në javët në vijim, vendim që mbetet në shqyrtim në 48 orët e ardhshme
Shtuar më 04/03/2020, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori