Pas kartonit të kuq, ja sa pezullohet Federico Chiesa
Komisioni disiplinor ka marrë vendim që të ndëshkojë Federico Chiesan me një ndeshje pas kartonit të kuq ndaj Crotones.

Mesfushori bëri debutimin e tij te Juventusi, duke asistuar në golin e Alavro Moratas, para se të përjashtohet me kartonin e kuq në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Ezio Scida”.

Në krahun tjetër, Komisioni Disiplinor ka marrë vendim që të ndëshkojë edhe portierin e Torinos, Vanja Milinkovic-Savic me gjobë 10 mijë euro dhe me një ndeshje pezullim.


Mediat në Itali njoftojnë se 23-vjeçari i cili ishte pozicionuar në stolin rezervë iu afrua fushës në një mënyrë arrogante. Kjo gjë më pas pasoi me ndëshkimin e tij me dhjetë mijë euro dhe me një ndeshje pezullim.

Kurse, Juventusi nuk do të mund të llogarisë në Chiesan për takimin ndaj Veronas.
Shtuar më 20/10/2020, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori