Pas Kessie, Milan bën një tjetër goditje në merkato
Pëlqej
Milani e ka gati transferimin e radhës në merkato. Pas Kessie nga Atalanta, për të cilin mungon vetëm firma, emri i radhës që pritet të afrohet është Ricardo Rodriguez.

Mbrojtësi zvicerian është një hap larg kalimit te Milani, teksa me shumë gjasa ky transferim do të realizohet në ditët e para të merkatos verore.

Drejtuesit kuqezinj kanë arritur marrëveshjen me ata të Volfsburgut, të cilët kanë rënë dakord që të shesin një nga lojtarët e tyre më të dalluar në vitet e fundit.

Mësohet se Milani do të paguajë 15 milionë euro për mbrojtësin si edhe 3 milionë të tjera bonuse në bazë të paraqitjeve të tij.
Shtuar më 18/05/2017, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori