Pas Kroos është radha e Varane të vendosë të ardhmen
Raphael Varane ka konfirumar se do të vazhdojë me Real Madridin edhe përtej sezonit të ardhshëm, derisa ka premtuar se do ta rikthejë formën e tij më të mirë.

Pas Toni Kroos, i cili e zgjati kontratën Realin deri më 2023, edhe mbrojtësi francez ia përkushtoi të ardhmen gjigantit spanjoll duke u dhënë fund zërave të merkatos.

Për Varane është përfolur se ndiqej prej kohësh nga disa klube evropiane dhe nuk kishin munguar zërat për një largim të mundshëm të tij në fund të këtij sezoni.

Megjithatë vetë kampioni i botës me Francën konfirmoi në një intervistë për gazetën spanjolle Marca se do ta vijojë karrierën te Reali dhe se duke filluar nga ky sezon, do të rikthehet në formën më të mirë, për të ndihmuar skuadrën në objektivat e saj.

"Mbetem te Reali i Madridit për sezonin e ardhshëm. Do të kthehem të jem Varane më i mirë", tha mbrojtësi në intervistën për të përditshmen spanjolle. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2019, ora 21:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori