Pas largimit nga Tirana, Hasani transferohet në Turqi
I qeshur dhe i lumtur është shfaqur fantazisti shkodran Edon Hasani, teksa hedh firmën mbi kontratën që e bën futbollistin më të ri të skuadrës turke Ankara Keciorengucu.

Klubi i Ligës së Parë turke, që e përfundoi sezonin që sapo u mbyll në vendin e tetë, është destinacioni i ri i mesfushorit shkodran që vetëm pak ditë më parë i dha lamtumirën Tiranës.

Ish numri 10 i bardhebluve ka gjetur menjëherë skuadrën e tij të re, me klubin turk që ka përfituar të marrë shërbimet e një lojtari me eksperiencë, klas dhe karakter sportiv, duke përfituar nga situata e Edon Hasanit si lojtar i lirë.

Në drejtim të shkodranit nuk kanë munguar edhe ofertat nga Kategoria Superiore, Vllaznia ka shfaqur interes konkret për Hasanin, por në këtë moment të karrierës, me moshën 28-vjeçare që konsiderohet kulmi i një futbollisti pasi kombinon talentin me eksperiencën oferta turke ka qenë e pamundur të mohohej nga futbollisti.

Edon Hasani ka nënshkruar me Ankara Kecorengucu një kontratë dy vjeçare, dhe është pjesë e një projekti ambicioz me klubin turk që synon që sezonin e ardhshëm të arrijë ngjitjen në elitën e futbollit turk, mision ku tanimë do të ketë edhe shërbimet e Edon Hasanit.SS
Shtuar më 11/08/2020, ora 19:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori