Pas largimit të Lahm, në listën e Bayernit është dhe Hysaj
Pas lajmit shokues për largimin e Philip Lahm nga futbolli në fund të sezonit, Bayerni ka nisur kërkimin për të gjetur një zëvendësues për kapitenin. Elseid Hysaj është një listën e kandidatëve për të veshur fanellën e kampionëve të Gjermanisë.

Mediat në Francë kanë zbuluar lajmin për mundësitë e mëdha që Hysaj të transferohet në Gjermani në fund të sezonit. "Footmercato.com" ka shkruar një artikull për kandidaturat që Bajerni ka listuar, raporton Albeu.

Hysaj tani ka momentin e duhur për të bërë një hap të madh në karrierë duke lënë Napolin dhe zgjedhur njërën mes Barcelonës apo Bajern Mynih.

Emrat e tjerë që janë në listë: Serge Aurier (PSG), Hector Bellerin (Arsenal), Daniel Carvajal (Real Madrid) dhe João Cancelo (FC Valencia).

Shtuar më 08/02/2017, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori