Pas largimit të Rummenigges, në krye të Bayernit vjen legjenda gjermane
Oliver Kahn do të jetë drejtori i ri ekzekutiv dhe kryetari i bordit drejtues të Bayern Munuchit, pasi Karl-Heinz Rummenigge bëri të ditur se do të largohet nga pozita e trajnerit.

Kahn u vendos si pasardhës i Rummenigges, pasi arriti marrëveshje me ish-klubin e tij.

Legjenda e futbollit gjerman, Oliver Kahn, ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare me kampionin e Bundesligës për t’u bërë drejtor ekzekutiv i klubit qysh nga 1 janari i vitit 2020, transmeton Gazeta Express.

50-vjeçari do ta zëvendësojë Rummeniggen, pasi lideri i Bayernit, që e ka mbajtur këtë pozitë që një kohë të gjatë, ka vendosur të largohet nga kjo pozitë në fund të këtij viti.

Kahn, i cili luajti për Bayernin për 14 vjet, e ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në media dhe biznes pasi u pensionua nga futbolli në vitin 2008. Ai e përshkroi emërimin në bord të klubit si “nder të madh”.

“Jam thellësisht i lidhur me klubin, i cili ma ka formësuar në mënyrë vendimtare jetën time”, u shpreh Kahn.

“Suksesi financiar dhe sportiv, solidariteti me tifozët, qasja e përgjegjshme ndaj historisë dhe vlerave të klubit – këto janë gjërat për të cilat njihet Bayerni”.

“Do të më pëlqente t’i zhvillojë edhe më tej këto vlera në të ardhmen tonë të përbashkët, me stafin e klubit dhe kolegët në bordin ekzekutiv dhe bordin mbikëqyrës”.

Ky tranzicion është pjesë e një fazë më të madhe ndryshimesh në “Allianz Arena”, pasi që edhe Uli Hoeness ka bërë të ditur se do ta tërheqë mandatin e tij si president të klubit në takimin e përgjithshëm të radhës të klubit, më 15 nëntor.

Hoeness do të vazhdojë si anëtar i bordit mbikëqyrës dhe ai e vlerësoi kthimin e Kahnit si zgjidhjen e përsosur pas vendimit të Rummenigges për të dhënë dorëheqje pas 30 vjetëve në bordin e klubit.
Shtuar më 30/08/2019, ora 11:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori