Pas Liverpoolit edhe Chelsea solidarizohet me vrasjen e George Floyd
Pas Liverpoolit edhe Chelsea ka bërë një gjest fantastik në shënjë solidariteti gjatë seancës së tyre stërvitore në Cobham të martën.

Secili lojtar ishte në gju duke e formuar shkronjën H, derisa po u fotografonin në qendrën stërvitore

Futbollistët kishin veshur fanella me ngjyra të kaltër dhe të zezë, duke u kombinuar për soldarizimin me protestat që po mbahen aktualisht në SHBA.

"Mjaft është mjaft. Ne jemi të gjithë njerëz. Të bashkuar jemi më të fortë.", shkruhet nga futbollistët e Bluve në rrjetet sociale.

Floyd ishte vrarë nga policia në Minneapolis javën e kaluar, duke shkaktuar protesta në shkallë të gjerë dhe trazirat në shumë qytete në Shtetet e Bashkuara.
Shtuar më 02/06/2020, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori