Luis
Enrique është njëri nga lojtarët e rrallë që ka luajtur për dy skuadrat e mëdha spanjolle,
Real Madrid e
Barcelona. Madje, transferimi i tij ka ndodhur pikërisht nga Reali te Barça në vitin 1996.
Ish-ylli spanjoll kishte bërë bujë me këtë
transfer, për më shumë pasi që kishte festuar golin në El Clasico të shënuar ndaj ish-skuadrës së tij,
Real Madridit.
Enrique s’e kishte komentuar asnjëherë këtë
transfer, por që ka vendosur të flas për këtë temë.
"Është një nga gjërat e bukura të karrierës time si futbollist. Unë përfundova kontratën time me Madridin pas pesë vjetësh të kaluara. U ulëm për të biseduar një marrëveshje të re, por që nuk arritëm gjuhën e përbashkët. Nga ai moment vendosa të ndryshojë skuadër, dhe kalimi te
Barcelona ishte special. Më kanë kritikuar për festën e golit ndaj Realit, por unë mendoj se ata që shënojnë, duhet të festojnë" ka thënë
Enrique.
Shtuar më 21/05/2020,
ora 12:23