Pas Milanit, edhe Juventusi barazon (VIDEO)
Albeu.com
Juventusi edhe me trajnerin e ri Alberto Zaccheroni nuk ka arritur të shënojë fitore. Juventus, në ndeshjen me Lazion barazoi me rezultat 1:1.Kuqezinjtë e Milanit nuk kanë arritur të nxjerrin më shumë se një pikë në përballjen e të dielës ndaj Livornos. Pa përfunduar pjesa e parë (44’), kapiteni Massimo Ambrosini kaloi Milanin në epërsi. Në minutat e para të pjesës së dytë (53’), Cristiano Lucarelli barazoi rezultatin dhe ky ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Me rezultat të barabartë kanë përfunduar edhe ndeshjet: Cagliari-Fiorentina (2-2), Catania-Udinese (1-1) dhe Chievo-Bologna. Sampdoria ka mposhtur Atalantan, ndërsa ndeshja Parma-Inter është shtyrë si pasojë e reshjeve të borës.

Ja rezultatet:

Sampdoria 2 : 0 Atalanta
Chievo 1 : 1 Bologna
Cagliari 2 : 2 Fiorentina
Parma 0 : 0 Inter (Pst)
Milan 1 : 1 Livorno
Roma 2 : 1 Siena
Catania 1 : 1 Udinese
Juventus 1 : 1 Lazio



Ja golat:


Milan 1 : 1 Livorno




Juventus 1 : 1 Lazio








Roma 2 : 1 Siena




Cagliari 2 : 2 Fiorentina

Shtuar më 01/02/2010, ora 01:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori