Pas Milik edhe Llorente largohet nga Napoli, marrëveshja në parim është gjetur me klubin e Serie A
Sulmuesi
spanjoll Fernando
Llorente iu bashkua Napolit në verën e 2019-ës me parametra zero, pasi i kishte përfunduar kontrata me Tottenham. Mirëpo 35 vjeçari në këtë merkato pritet të largohet edhe nga napolitanët, pasi nuk po gjen hapësira aktivizimi.
Llorente pritet që të firmos me skuadrën e Udineses. Një marrëveshje në
parim është arritur mes palëve.
Sipas “Tuttosport” , pas ndeshjes kundër Verona sulmuesi
spanjoll mund të mos kthehet në
Napoli me pjesën tjetër të skuadrës. Ka të ngjarë që futbollisti të qëndrojë në Verona dhe të shkojë direkt nga atje për në Udine.
Shtuar më 24/01/2021,
ora 11:01