Pas një periudhe pushimi, Allegri nis bisedimet me gjigandët Europian
Massimiliano Allegri i ka nisur bisedimet me Paris Saint-Germain, për postin e trajnerit të ekipit të parë, sipas mediave franceze.

Sipas Le 10 Sport, PSG-ja e ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Thomas Tuchel dhe ai është Max Allegri. Trajneri italian është kontaktuar nga klubi francez.

Tuchel nuk është se po bën keq në PSG këtë sezon, por bordi i klubit duket të mos jetë i qartë nëse trajneri gjerman është njeriu i duhur për ta udhëhequr ekipin në të ardhmen e afërt.

Drejtori sportiv i klubit, Leonardo, ka kohë që po mendon të bëjë ndryshime në ekip. Sipas Le 10 Sport, PSG-ja i ka nisur bisedimet me ish-trajnerin e Juventusit dhe Milanit, Allegrin.

Drejtuesve të klubit parisien nuk u pëlqen profili i Tuchel, prandaj po kërkojnë diçka ndryshe tani.

Kontrata e Tuchel në PSG-në mbaron më 2021, prandaj bordi ka nisur punën qysh tani për ta gjetur zëvendësuesin e tij. Në muajt e fundit, për postin e trajnerit të PSG-së janë përfolur edhe emrat si Mauricio Pochettino dhe Carlo Ancelotti, me këtë të fundit që tashmë është emëruar trajner i Evertonit.

Por PSG-ja tashmë i ka nisur bisedimet me Allegrin. Leonardo dhe Allegri e çmojnë njëri-tjetrit. Ideja e italianit nuk është ta marrë drejtimin e skuadrës në mes të sezonit, por nga fillimi i sezonit të ri dhe t’ia nisë gjithçka nga e para.
Shtuar më 26/12/2019, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori