Pas oktapodit Paul, ky mac do të parashikojë fituesin e ndeshjeve në Botëror (FOTO LAJM)

Pëlqej
Oktapodi Paul është ndoshta gjallesa e detit më e famshme sa i përket futbollit me parashikimet e sakta që bëri gjatë Botërorit të vitit 2010.

Kësaj radhe, rusët kanë gjetur një tjetër parashikues për ndeshjet e këtij Botërori, raporton Albeu.com.

Do të jetë një mace ajo që do të parashikojë ndeshjet duke hyrë në njërën apo tjetrën kolibe me flamur.

Atje ku do të futet macja, ai është edhe fituesi i ndeshjes.

Maci quhet "Akil" dhe ka bërë shumë parashikime të sakta gjatë ndeshjeve të Kupës së Konferederatave. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori