Pas pauzës 2-javore, kthehen Pato dhe Mexes
Pato
Pushim dy javor i futbollit të klubeve në Europë do i shërbejë Milanit dhe Massimiliano Allegrit të rikuperojë dy lojtarë tejet të rëndësishëm. Bëhet fjalë për Filip Mexes dhe Alexandre Pato, të cilët duket se janë rikuperuar nga dëmtimet respektive.

Mbi të gjithë, tranjeri kuqezi pret me padurim brazilianin, sidomos tani që nuk është edhe Antonio Kasano.

Nuk ka dyshime që Alexandre Pato do të jetë në sfidën e ardhshme, pas dy javësh me Fiorentinën. E njëjta gjë vlen edhe për mbrojtësin francez që duket se ka kaluar problemet në dorë. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori