Pas pensionimit të Khabib, pa reaguar nuk mbeti dhe McGregor
Khabib ka arritur që mbrëmë të triumfoi ndaj Gaethje, në një ndeshje të madhe të UFC-së.

Edhe pse e fitoi këtë takim, kampioni i botës tha se më nuk do të garoi, kjo si shkak i vdekjes së babait të tij.

Pas këtij triumfi të madhe, në "Twitter" erdhi edhe reagimi i McGregor, ku tha se i shpreh ngushëllime për humbjen e babait, Khabibit, por që tregon se ai do të vazhdojë me UFC.

"Performancë e mirë Khabib Nurmagomedov. Unë do të vazhdoj. Respekt dhe ngushëllime për babain tënd, përsëri. Për ty dhe familjen tënde. I juaji, McGregor", ishte shkrimi i McGregor në ‘Twitter’.

Kujtojmë se Khabib dhe McGregor u përballen mes veti para dy vitesh dhe fitues i këtij duel u shpall rusi, Nurmagomedov.

Shtuar më 25/10/2020, ora 08:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori