Pas përplasjes tepër të rrezikshme fillon sherri me grushta (VIDEO)


Në Alajuela të Cota Rica u zhvillua kampionati kombëtar i motosportit, i cili do të mbahet mend për përplasjen e pilotëve Marion Calvo dhe Jorge Martinez.

Gara ishte duke shkuar me ritme të mira, kur dy pilotët përplasen me njëri-tjetrin dhe njëri lë motorin e tij duke përfunduar "pasagjer" tek motori tjetër. Për fat të mirë motori ndalet dhe të dy pilotët nuk pësojnë dëmtime fizike.

Gjithsesi nervat nuk mbajnë dhe të dy fillojnë sherr në pistë, teksa pilotët e tjerë garojnë ende. Në fund gara u ndërpre dhe për të dy pilotët u dha masa dy vite përjashtim nga garat me motorë.
Shtuar më 25/03/2019, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori