Pas Pochetinos, Barcelona tenton edhe Jurgen Klopp-in
Barcelona ka vendosur që të bëjë ankand për trajnerin e ardhshëm që do të zgjedhë në verë. Katalanasit kanë një listë të gjatë me emra të mundshëm, teksa së fundmi pjesë e saj është dhe Jurgen Klopp.

Trajneri gjerman është nën kontratë me Liverpool-in dhe për momentin është i lumtur në "Anfield", por një oferte të mundshme të Barcelonës, as një teknik si Klopp nuk do i thoshte dot jo. Drejtuesit e Liverpoolit ndërkohë po mendojnë t'i ofrojnë një kontratë të re 6-vjecare.

Përvec Jurgen Klopp një tjetër kandidat është edhe Ronald Koeman, holandezi e njeh shumë mirë ambientin pasi është një ish futbollist i Barcës dhe gjatë këtyre viteve ka bërë një punë të shkëlqyer në Angli fillimisht te Southampton dhe tashmë te Evertoni.

Shtuar më 19/02/2017, ora 13:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori