Pas problemeve shëndetësore Pele kthehet në Brazil
Legjenda braziliane e futbollit, Pele, të martën është kthyer në Brazil pas gjenerimit gjashtëditor në një spital në Francë.

Fituesi i trefishtë i Kupës së Botës kishte pasur një infeksion urinar, për të cilin ishte trajtuar në Paris.

Qëndrimi i tij në kryeqytetin francez kishte qenë për të marrë pjesë në një eveniment promovues së bashku me anësorin e Francës, Kylian Mbappe.

Pele ka pasur disa probleme shëndetësore në vitet e fundit, ndërsa infeksioni nuk është konsideruar serioz, edhe pse nuk janë dhënë detaje të tjera.

Gjatë qëndrimit në spitalin në Francë, legjenda e futbollit ishte vizituar nga ylli brazilian i Paris Saint-Germainit, Neymar. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2019, ora 21:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori