Pas Realit, Juventusit dhe Romës është Atletico që vihet pas yllit brazilian
Pas afrimit të Joao Felix, Atletico Madrid po kërkon të afrojë në skuadër një tjetër futbollist të ri premtues.

Bëhet fjalë për lojtarin e Flamengos, Reinier Jesus Carvalho. Mesfushori 17 vjeçar po kërkohet nga shumë skuadra e evropiane si, Real Madrid, Juventus dhe Roma.

Reinier ka rënë në sy tek ekipi brazilian, me të cilin do të luaj dhe në finalen e Coppa Libertadores kundër River Plates.

Nga mediat spanjolle mësohet se Atletico po përgatit një ofertë prej 50 milionë eurosh, mirëpo Flamengo për shërbimet e tij kërkon 70 milionë euro.
Shtuar më 02/11/2019, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori