Pep
Guardiola pak ditë më parë zyrtarizoi
rinovimin e kontratës si trajner i Manchester Cityt deri në vitin 2023.
Një lëvizje që hap një mori skenarësh në klubin me qendër në Mançester dhe mes tyre është sigurisht merkatoja e futbollistëve.
Në fakt, Eurosport pretendon se trajneri katalanas ka hedhur në tryezë emrin e një prej sulmuesve më të mirë të momentit: Harry Kane.
Duke pasur parasysh situatën shqetësuese kontraktuale të Sergio Agueros,
Guardiola e ka të qartë se kush mund të jetë zëvendësuesi i tij më i mirë.
Sulmuesi anglez i Tottenhamit është një nga opsionet që pëlqen Pep dhe emri i tij, sipas këtij informacioni, doli në dritë gjatë bisedave që do të konfirmoheshin më vonë në
rinovimin zyrtar.
Vlera e kartonit të Harry Kane, sipas Transfermarkt, është 120 milionë
euro.
Shtuar më 23/11/2020,
ora 21:25