Pas rinovimit, Guardiola kërkon sulmuesin që kushton 120 milionë euro
Mbrëmja e 25 shkurtit të vitit 2012, duket se sdo fshihet lehtë nga memoria e tifozëve milanist e aq më shumë e drejtuesve, mes tyre Adriano Gallianit administrator i klubit në atë periudhë. Goli i Sullei Muntarit, në kohët e sotme do të kishte qenë i vlefshëm me teknologjinë që ekziston. Edhe pse kjo i përket më shume se 8 viteve më parë, Galliani rrëfehet sërish dhe i keqardhur.

"Goli që shënoi Muntari ishte i rregullt dhe me atë gol ne do të fitonim ndaj Juventusit. Si rrjedhojë do merrnim scudetton e dytë radhazi me Allegrin. Historia do te shkruhej ndryshe. Si pasojë ne nuk do të detyroheshim të shisnim Ibrahimovic dhe Thiago Silvan, që janë edhe sot që flasim dy kampionë, e që luajnë ende në nivele të larta. Ai do të ishte starti i një epoke të re, i Milanit të 4-t të madh, mbi të gjitha nëse do të më kishin lënë të mbyllja edhe marrëveshjen me Carlos Tevez. Me Berlusconin nuk do ta kishim shitur klubin dhe sot do ishim sërish aty duke luftuar për objektiva të rëndësishëm."

Ndër të tjera Galliani ndalet edhe tek Pirlo.

"Çështë e vërteta Andrean e shitëm më shpejt, nga çduhej dhe për këtë kam një keqardhje. Si trajner mendoj që donte mirë, sepse ka gjithçka që i duhet një trajneri, jam i bindur që sdo të dështojë".

Galliani flet edhe për kampionatin e këtij viti, duke vlerësuar atë që po bën Milani, por duke u rezervuar të japë një emër.

"Kampionati këtë vit është një llotari. Do ta fitojë kush do të ketë më pak Covid. Çdo ditë i përngjan bilancit të një lufte".
Shtuar më 23/11/2020, ora 23:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori