Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti është duke bërë presion të klubi për të
transferuar mesfushorin e Real Madridit,
Isco.
Spanjolli gjendet në situatën që ndodhej
James Rodriguez edicionin e kaluar, duke kaluar shumicën e kohës në stol.
Ancelotti përfitoi nga rasti për të
transferuar kolumbianin për 20 milionë euro verën e kaluar, ndërsa të njëjtën gjë synon ta bëjë edhe me Iscon.
Isco nuk është më pjesë e projektit të Zinedine Zidanes, ndërsa thuhet se është mik i afërt me
James.
Tekniku italian do provojë që përmes
James ta bind Iscon t’i bashkohet klubit anglez, me të cilët është duke bërë revolucionin në Premierligë.
Shtuar më 14/11/2020,
ora 17:48