Pas Ronaldos e ka radhën James, kolumbiani në telashe me Agjensinë e Tatimeve në Spanjë
Organet fiskale spanjolle vazhdojnë të bëjnë “viktima” nga bota e futbollit. Këtë herë është futbollisti kolumbian James Rodriguez, aktualisht pjesë e Bayern Munchen.

Sipas të përditshmes spanjolle “El Mundo”, futbollisti i detyrohet institucioneve tatimore në vendin iberik 11.6 milionë euro.

Sipas organeve fiskale spanjolle, James Rodriguez mashtroi në vitin 2014 kur kaloi te Reali i Madridit, pasi u deklarua jorezident në Spanjë, ndërkohë që shifra e fshehur nga e drejta e imazhit arrin në vlerën e 6.35 milionë eurove.

Duke përllogaritur edhe gjobën e interesin, shuma totale e evazionit të kryer është në masën e 11.6 milionë eurove, që përbën një nga shifrat më të rëndësishme që është fshehur nga një futbollist i kampionatit spanjoll. /albeu.com/
Shtuar më 26/07/2018, ora 20:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori