Vëllai i Maradonës reagon me lot në sy: Diego pësoi një atak kardiak
Pas Ronaldos, një lajm të keq merr edhe Reali
Real Madrid do të hetohet nga Agjencia Spanjolle e të Ardhurave, pas problemeve të fundit me Cristiano Roanldon, i cili akuzohet se fshehu 14.7 milionë euro nga tatimi

Mbështetja e RealitMadridit ndaj Cristiano Ronaldos pas skandalit për evazion fiskal ka ngritur dyshime te Agjencia Spanjolle e të Ardhurave, shkruan Gazeta Express.

Sipas asaj që publikohet në mediat spanjolle, organet tatimore në Madrid duket se kanë vendosur të hetojnë edhe llogaritë e klubit.

Portugezi ndihet i pakënaqur për mbrojtjen e vakët që i bëri hierarkia e Real Madridit, ndërsa organet fiskale mendojnë të kundërtën.

Florentino Perez në veçanti ka ngjallur tensione në zyrat qendrore të Ministrisë së Financave për shkak të dëmit që i bëhet një agjencie, e cila ka shkaktuar më parë viktima luksi në futboll si Leo Messi.

“Hacienda somos todos” është slogani krenar i tatimorëve dhe duket se presidenti i realit e ka injoruar duke i akuzuar për fakte pa bazë.

Pikërisht pas skandalit të Ronaldos, do të nisin edhe hetimet për pagat që kanë marrë futbollistët e tjerë të Realit, bonuset e majme dhe të drejtat e imazhit, aty ku ndahet një kufi i hollë mes ligjit dhe evazionit.

Sipas organeve fiskale, drejtuesit e Realit mund të kenë probleme edhe me rimbursimin e detyrimeve dhe pagesat ndaj palëve të treta./albeu.com/
Shtuar më 19/06/2017, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori