Pas SHBA-ve, edhe Turqia në finale
Turqia dhe SHBA-ja do të përballen në finalen e kampionatit botëror "Turqia 2010". Përfaqësuesja e Turqisë në finale u plasua nëpër vrimë të gjilpërës, pasi mposhti Serbinë në gjysmëfinale me rezultat të ngushtë 83:82. Hero i këtij takimi ishte Kerem Tunçeri, që shënoi dy pikë në sekondën e fundit të ndeshjes.

Lider i Turqisë në këtë ndeshje ishte Hidayet Turkoglu me 16 pikë të shënuara, ndërsa te Serbia u dallua Marko Keshelj (18).
Përfaqësuesja e SHBA-së në finale u plasua pasi mposhti Lituaninë në gjysmëfinale me shifrat 89:74.

Ndeshja për vendin e shtatë ndërmjet Sllovenisë dhe Rusisë ka përfunduar me fitoren e rusëve me rezultat 83:78. Plejmejkeri shqiptar Sani Beçiroviq ndeshjen e përfundoi me 12 pikë të shënuara për 19 minuta lojë.
Shtuar më 11/09/2010, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori