Ish-trajneri i Tottenham, Mauricio
Pochettino ka pranuar se
dëshiron të rikthehet në kampionatin spanjoll.
Dje
Pochettino u shkarkua nga posti i Spurs për shkak të rezultateve të dobëta dhe trajneri i ardhshëm i klubit anglez u emërua Jose Mourinho.
Tekniku argjentinas ka thënë se i pëlqen La Liga dhe
dëshiron ta provojë edhe një herë sfidën e vështirë.
"Jam latin, e dua qytetin, La Liga-n dhe
Espanyol. U kënaqa në
Angli, por nuk e di se kur dhe ku do të transferohem, por më pëlqen të rikthehem në Spanjë", deklaroi ai.
Pochettino më herët ka qenë në krye të
Espanyol para se të transferohej në
Angli te Southampton.
Shtuar më 20/11/2019,
ora 10:03