Ish-trajneri i Paris Saint-Germain,
Thomas Tuchel, do të
zyrtarizohet sot si menaxher i
Chelseat.
Sipas
gazetarit italian, Fabrizio Romano,
Thomas Tuchel, është zgjedhja e zyrtarëve të
Chelseat për postin e menaxherit tek "The Blues" dhe do të
zyrtarizohet sot.
Tuchel ka pranuar punën dhe kishte qenë në kontakt me zyrtarët londinez.
Sipas
gazetarit, zyrtarizimi i gjermanit është qështje kohe, madje ai thotë se kjo do të ndodhë sot.
Tuchel u shkarkua nga PSG në Krishtlindje pas fitores 4-0 ndaj Strasbourg, ai kishte dërguar se fundmi klubin parisien në finale të Ligës së Kampionëve.
Sipas mediave angleze,
Tuchel do të ndihmojë t’i rikthejë në formë, Timo Werner dhe Kai Havertz.
Shtuar më 25/01/2021,
ora 15:37