Pas shkarkimit të Zubizarretas, edhe Puyol largohet nga Barça
Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol, ka njoftuar se pas shkarkimitAndoni Zubizarretas, zëvendës i të cilit ishte Puyol, edhe ai ka vendosur të largohet nga ky post.

Më herët, Barcelona njoftoi përmes një njoftimi për media se presidenti Josep Maria Bartomeu vendosi t’ia ndërpresë kontratën drejtorit sportiv, Andoni Zubizarreta.

Puyol vendimin e tij e ka bërë publik përmes një postimi në Facebook duke i falënderuar të gjithë te klubi për mundësinë që ia kanë dhënë pas pensionimit si futbollist.

Ai ka premtuar se do të kthehet sërish në të ardhmen te Barcelona. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2015, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori