Pas shumë ndryshimeve, PSG ndryshon edhe stemën
Skuadra e Paris Saint-Germain në sezonin e ardhshëm do të ndryshojë edhe stemën mbi fanelë. Ndryshimi ka për qëllim të “rinojë” imazhin e klubit dhe përpjekje për të rritur të ardhurat nga marketingu.


Shkrimi “Paris Saint-Germain” ndahet, “Paris” mbetet në kokë të stemës dërsa “Saint-Germain” kalon në fund, pikërisht në vendin ku ishte shkruajtur viti i themelimit. Tjetër ndryshim është edhe madhësia e rrethit në qendër. Simboli i vjetër ka një rreth qendror më të dukshëm, ndërsa në të riun ky rreth zvogëlohet ndërsa ngjyra e Kullës Eifel bëhet e kuqe më e errët. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2013, ora 18:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori