Pas Sneijder, edhe 4 lamtumira të tjera (FOTO LAJM)

Marko Livaja
Pas përfundimit të telenovelës "Sneijder", në shtëpinë e Inter priten të tjera largime. Mund të jenë dhe katër lojtarë të tjerë që mund t’i japin lamtumirën Milanos gjatë merkatos së janarit. I pari me valixhet në dorë është mbrojtësi brazilian Jonathan, i cili nuk ka arritur t’i bindë zikaltrit, të cilët kanë vendosur që ta shesin lojtarin. Braziliani ndiqet nga klubi i Flamengos, ndërsa operacioni për transferimin e tij mund të shkojë në portë në ditët e ardhshme.

Edhe sulmuesi i ri, Marko Livaja, është pranë largimit. Ai është një hap larg huazimit tek Atalanta, ekip ku sulmuesi mund të gjejë më shumë hapësira për të bërë eksperiencë. Në dalje është dhe mesfushori argjentinas, Ricardo Alvarez, dhe braziliani Felippe Coutinho. I pari ndiqet nga klubi i Atletiko Madrid, ndërsa braziliani mund të transferohet te Liverpool, i cili, pasi pa që t’i refuzohej oferta prej 8 milionë eurosh nga Interi, mund t’u formulojë një ofertë të re zikaltërve prej 10 milionë eurosh. /albeu.com/



Shtuar më 22/01/2013, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori