Pas super golit, Dybala i dërgon një mesazh Realit
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Goli magjik i shënuar ndaj Bolognës, ka shërbyer për Dybala-n për të shuar makthin për penalltinë e humbur në Doha. Sulmuesi argjentinas po tregon gjithmonë e më shumë se është një lojtar i jashtëzakonshëm, ndërkohë që për mediat italiane ai ka rrëfyer se pas Superkupës ka kaluar momentevështira, raporton Albeu.

"Pas Dohas kam kaluar momentevështira. Nuk kisha gabuar kurrë penallti me Juven dhe gabova më të rëndësishmen. Kam kaluar pushime mjaft të këqija".

Dybala më pas flet dhe për të ardhmen duke i dërguar një sinjal të qartë Realit.

"Nuk kam oferta, nuk e di se çfarë duhet të vendos apo të diskutoj? Kam parë rikthimin e Del Pieros dhe jam mrekulluar. Të kesh një efekt të tillë te tifozët nuk është keq. Nuk varet vetëm nga unë, por ndihem mjaft mirë këtu. Rinovimi? Agjenti do të vijë gjatë këtyre ditëve, nuk ka asnjë problem për rinovimin", u shpreh Dybala. /albeu.com/

Shtuar më 12/01/2017, ora 10:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori