Raundi i dytë i
testimit ka konfirmuar 14 rastet pozitive të koronavirusit te
Genoa, të cilët presin
vendimin e Serie A për ndeshjen kundër
Torinos.
Klubi italian ka konfirmuar se raundi i dytë i testimeve konfirmoi 14 testet pozitive gjatë fundjavës.
Këtë mëngjes, anëtarët e tjerë të ekipit dhe stafi mbërritën me makinë në terrenin e stërvitjes.
Punonjësit dhe drejtuesit që u testuan dje, të gjithë kanë marrë rezultate negative për COVID-19.
Genoa është duke pritur për
vendimin e Ligës në ndeshjen e planifikuar të luhet të shtunën kundër
Torinos.
Shtuar më 30/09/2020,
ora 14:23