Pas tetë fitoreve, Bayern Munchen shijon humbjen (VIDEO)
Bayer Leverkusen
Pas tetë fitoreve rresht në Bundesligë, Bayerni Munchen shijoi disfatën e parë këtë sezon pasi u mposht me rezultat 1-2 nga Bayer Leverkusen.
Të parët shënuan mysafirët e Leverkusen në minutën e 42-të përmes Kiessling ndërsa barazimi për BayernMunchen erdhi nga kroati Manxhukiç 12 minuta para fundit të ndeshjes.
Dhe kur u mendua se bavarezët do të fitojnë së paku një pikë, mysafirët në minutën e 87-të arritën të shënojnë golin e fitores falë autogolit të Boateng.
Një lojë me shumë kthesa, ndërkaq ishte ajo e zhvilluar ndërmjet Hanoverit vendas dhe Borussia Moönchengladbach, të cilën bashkëlojtarët e Granit Xhakës e kthyen disavantazhin në fitore me rezultatin 3:2.
Në tabelë prin BayernMunchen me 24 pikë, para Schalkes me 20, Eintrachtit me 19, Dortmundit me 15 pikë dhe Mainz-it me 14 pikë. Ekipi i Xhakës Borussia Moönchengladbach, zë vendin e 13-të me vetëm 9 pikë të fituara nga po kaq ndeshje. /albeu.com/