Pas turpërimit në Champions Shalke 04 shkarkon trajnerin


Schalke ka njoftuar këtë të enjte se trajneri Domenico Tedesco është pushuar nga puna.
Klubi i Bundesligës është aktualisht në vendin e 14-të në renditje dhe humbi 7-0 ndaj Manchester City-t të martën, në Champions League.

Ish-trajneri i Schalke-s, Huub Stevens, do të marrë drejtimin për ndeshjen e fundjavës kundër RV Lepizig.
Holandezi e ka drejtuar skuadrën nga Gelsenkirchen dy herë më parë, në periudhën 1996-2002 dhe më pas nga shtatori 2011 deri në dhjetor 2012. Para tre vitesh Stevens ka drejtimin e Hoffenheim për arsye shëndetësore dhe që atëherë nuk ka drejtuar asnjë ekip.

Këtë sezon Schalke ka qenë një kaos total dhe javët e fundit situata është bërë dramatike. Drejtori sportiv Christian Heidel para dy javësh dhe i përzgjedhuri i tij, trajneri Tedesco, ishte i larguar praktikisht, duke parë rezultatet e fundit (5 humbje rresht, me 21 gola të pësuar) dhe faktin që tifozët i janë kthyer kundër.

Zero ide në fushë, lojtarë mediokër dhe morali përtokë, tashmë Tedesco është larguar, me shpresën se skuadra do të reagojë dhe do të evitojë katastrofën më të madhe, rënien nga Bundesliga. /albeu.com/

Shtuar më 14/03/2019, ora 19:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori